Masar Stavileci
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1935 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ku e nisi edhe shkollën Normale që e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Frënge e kreu në Beograd më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1971 me temën: ”PIKËPAMJET LETRARE TË FLOBERTIT DHE TË ZOLËS SIPAS LETËRKËMBIMIT TË TYRE TË NDËRSJELLË”(kr). Mr. Masar Stavileci doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1984 me temën: ”IDETË E ILUMINIZMIT FRANCEZ NË LETËRSINË E RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE”. Dr. Masar Stavileci gjatë studimeve shkoi në Sorbonë t'i ndiqte ligjëratat e gjuhës dhe letërsisë frënge. Shërbeu si mësues dhe profesor i gjuhës frënge në Gjimnaz të Prishtinës, mandej gazetar i “Rilindjes” që më 1968 kaloi si ligjërues i gjuhës frënge në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës. Më vonë kaloi në Fakultetin Filozofik - Dega Gjuhë dhe Letërsi frënge dhe ligjëroi lëndën letërsia frënge. Arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Merret me përkthime nga frëngjishtja në shqipe dhe anasjelltas. Ka të botuar 1 vepër, 4 botime të veçanta dhe 25 artikuj e studime.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.