← Shfleto

Masar Nixha

Doktori i kineziologjisë

Lindi më 1937 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në Prizren, kurse të mesmen (të Artit) në Pejë. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Beograd më 1965. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në qershor të vitit 1983 me temën: ”ANALIZA KOMPARATIVE E KARAKTERISTIKAVE TRUPORE DHE MOTORIKE TË BASKETBALLISTËVE TË NIVELEVE TË NDRYSHME TË GARAVE”(sr). Mr. Masar Nixha doktoroi në Fakultetin e Kulturës Fizike të Beogradit në maj të vitit 1986 me temën: ” ANALIZA E KARAKTERISTIKAVE TRUPORE DHE AFTËSIVE MOTORIKE TË BASKETBOLLISTËVE TË NIVELEVE TË NDRYSHME TË GARAVE DHE ANALIZA KOMPARATIVE ME VOLEJBOLLISTËT DHE HENDBOLLISTET”(sr). Dr. Masar Nixha së pari punoi si prof. i edukatës fizike në Gjimnaz e Normale të Prizrenit, mandej në SHLP të Prishtinës si mësimdhënës i atletikës e prej vitit 1980 punon në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i basketballit dhe skijimit në këtë fakultet. Ka 15 punime profesionale. 1 tekst për basketboll, 1 dispensë dhe është koautor i 2 teksteve për shkollën fillore dhe 1 për të mesmet.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.