← Shfleto

Masar Kodra

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1932 në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Shkup, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega Histori më 1955. Doktoroi në të njëjtin Fakultet në Shkup në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”KOMBËSIA SHQIPTARE E MAQEDONISË NË LUFTËN NACIONAL-ÇLIRIMTARE”(ma). Dr. Masar Kodra së pari punoi si arsimtar i historisë në Shkollën “Liria” të Shkupit, mandej gazetar në ”Flakën e Vëllëzërimit” e më 1966 është zgjedhur asistent në institutin e Historisë Nacionale në Shkup. Prej vitit 1975 punon në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Së pari si ligjërues i lëndës Historia e popullit shqiptar I, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara më se 40 punime bibliografike, ka edhe tekste për shkolla të mesme të botuara. Tash është pensionist jeton në Shkup.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.