← Shfleto

Masar Dervishi

Doktor i veterines

Lindi në gusht të vitit 1908 në Durrës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Gjimnazin real e nisi në Freystadit dhe e mbaroi në Krems afër Vjenës më 1930. Fakultetin e Mjekësisë Veterinare e kreu në Vjenë, dhe u doktorua në qershor të vitit 1935. Pas doktorimit më 1936 u kthye në atdhe dhe shërbeu në Berat e Lushnje si Veteriner. Më 1939 u zgjodh drejtor i Drejtorisë së Shërbimit Veteriner në Ministrinë e Bujqësisë në Tiranë. Dr. Prof. Masar Dervishi ka qenë një ndër veterinerët më të shquar të Shqipërisë. Pas Luftës shërbeu në Durrës, Tiranë, Shkodër. Më 1956 u emrua Pedagog në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës, më 1957 mori titulli “Docent” dhe u emrua shef i Katedrës në Fakultetin e Veterinerisë në ILB. në Kamëz. Dr. M. Dervishi i ka të botuara 7 tekste për shkolla të mesme dhe për të lartat. Në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamzës ishte shef Katedre deri në vdekje. Vdiq në Tiranë më 1980.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.