Masar Caka
Magjistër i artit figuratv
Lindi më 1945 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve e kreu në Beograd më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Beograd, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1982 me temë të lirë. Mr. Masar Caka punoi si prof. i artit figurativ në Gjakovë. Më 1974 u zgjodh asistent në Fakultetin e Arteve të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i lëndës së anatomisë në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ku punoi një kohë të gjatë. Mr. M. Caka i ka organizuar 10 ekspozita personale dhe 5 ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë saj nga lëmi i Artit figurativ. Mr. Masar Caka vdiq në vitin 2000.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.