Martin Cukallo
Doktor i shkencave teknike – xehetarisë
Lindi më 1943 në Progonat. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Tiranë. Fakultetin e Minierave e kreu në Tiranë më 1966. Pas diplomimit punoi në minjerat e Memeliatit, Bulqizës dhe Spaçit, kurse tash punon në Institutin e Minierave në Tiranë, ku edhe doktoroi në Degën e Xehetarisë. Merret edhe me shkrime poezish dhe më 1964 botoi për herë të parë. Dr. Martin Cukallo jeton dhe punon në Tiranë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.