← Shfleto

Marjan Prekaj

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi më 1942 në Plangçor të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Skivjan kurse të mesmen (Normalën) e filloi në Gjakovë dhe e kreu në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1970. Po këtu i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1974 me temën: ”DEGA E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT 1878-1881”. Mr. Marjan Prekaj e vazhdoi punën shkencore dhe përgatiti tezën e Disertacionit, por nuk arriti ta mbronte sepse sëmundja e rrëmbeu dhe vdiq më 1987 në Prishtinë. Mr. M. Prekaj ka punuar si prof, i historisë në Gjimnaz të Deçanit, Normale të Ferizajt, të Prizrenit dhe në Shkollën e Mjekësisë të Prizrenit si dhe në Entin për Mbrojtjen e monumenteve të Prizrenit dhe në Institutin e Historisë së Kosovës në Prishtinë si bashkëpunëtor shkencor. Ka të botuara 7 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.