← Shfleto

Marin Beçikemi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1468 në Shkodër. Si fëmijë më 1479 e lëshoi Shkodrën sepse ajo ra në duar të osmanlive, u strehua në Ulqin. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në Raguzë, Breshia qytet nën Venedikun, ku i kreu gjuhët klasike dhe në Padovë. Pas vitit 1494 kryerjes së shkollimit Marini ishte (rektor) drejtor i Shkollës letrare në Raguzë, mandej Drejtor i Shkollës dhe kreu misione diplomatike për shërbime të Venedikut dhe aty krijoi një shkollë studimesh humanistike dhe mësim për gjuhët klasike. Më 1505 u zgjodh ambasador i Venedikut në Francë e Napoli. Më 1517 u zgjodh profesor i retorikës në Universitetin e Padovës, ku punoi deri në vdekje. Dr. Marin Beçikemi njihet si historian i parë i popullit shqiptar. U dallua si pedagog në shumë qendra universitare të kohës, si diplomat e mbi të gjitha u bë i njohur si humanist. Dr. Marin Beçikemi shkroi një mori punimesh letrare. Fjalimet e tij oratorike të mbajtura në Venedik më 1503 që kishin të bënin me fatin e shqiptarëve në përgjithësi. Botoi shumë vepra shkencore-oratorike në Venedik, Romë, Paris e tj. Vdiq në Padovë me 1526.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.