← Shfleto

Marie Dede

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në qershor të vitit 1948 në Durrës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës, e kreu në Tiranë më 1971. Në vitet 1984-1992 ishte përgjegjëse e Katedrës së Fizikës e Biomjekësisë, përgjegjëse e Grupit të Fizikës në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës, dhe përgjegjëse e Grupit të biofizikës në Katedrën e Fizikës. Më 1971 u zgjodh asistente e Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës. Më 1979 u zgjodh pedagoge në atë fakultet. Disertacionin ka mbrojtur më 1980. Në shkallën e parë të kualifikimit ka pasur disertacion që e mbrojti në qershor të vitit 1985 me temën: ”STUDIMI STRUKTURO-FAZOR I ARGJILEVE TË PRENJASIT”. Dr. Marie Dede u specializuar në Francë, Gjermani, Norvegji, Hungari, Greqi e Serbi, ku mbajti edhe ligjërata. Ka botuar me bashkautorë 8 tekste shkollore – universitare. I ka të botuar 11 artikuj. Ka marrë pjesë me kumtesa në simpoziume në vend dhe jashtë (Francë e Greqi).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.