Marengelen Verli
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në dhjetor të vitit 1951 në Tiranë. Me prejardhje është nga Muzina, ku e kreu shkollimin fillor dhe atë të mesmin. Fakultetin Histori-Filozofi –Dega Histori-Gjeografi i kreu në Tiranë më 1973. Punën e filloi si profesor i Historisë në Laç. Prej vitit 1979 është punonjës shkencor në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, i specializuar për Historinë e Kosovës. Më 1993 u caktua zëvendësshefi i Departamentit të Historisë së Kohës së Sotme e më 1998 Drejtor i Departamentit të Historisë së trojeve Etnike dhe Diasporës, më 1984 e merr gradën “Kandidat i Shkencave” e konvertuar më 1993 në “Doktor i Shkencave” e mandej i ipet titulli “Profesor i Asocuar”-Mjeshtër Kërkimesh. Ka të shkruar më tepër se 30 punime shkencore, disa monografi, dhe qindra artikuj publicistikë, ka bashkëpunuar me 44 gazeta brenda dhe jashtë vendit. Është pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.