← Shfleto

Marengelen Spiro

Doktor i shkencave të natyrës – fizikë – biofizikë

Lindi më 1949 në Tiranë. Shkollimin fillor të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës i kreu në Tiranë më 1980. Punoi në Laboratorin e Fizikes e të Kimisë Bërthamore të Institutit “Curie” të Parisit. Përgatitjen e doktoratës të biofizikës e bëri në universitetin “Parisi IV “ të Francës, dhe doktoroi më 1992. Dr. Marengelen Spiro u zgjodh pedagog i Fizikës Teorike dhe Biofizikes në Fakultetin e Shkenave të Natyrës të Tiranës, mandej punoi në institutin “Curie”, në Shkollën e Lartë të Biologjisë Industriale, në Qendrën Politeknike “Saint Louis” në “Universitetin Val d oise” Cergy, këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Francë (Paris). Dr. Marengelen Spiro është marrë me strukturën komplekse të ADN-së e të vetive spektroskopike të tyre. Është autor i disa teksteve të biofizikës, i teksteve universitare të fizikës dhe të biofizikës. Ka të botuar një varg artikujsh shkencorë. Aktualisht është rektor i Universitetit privat “Kristal” të Tiranës, anëtar i Shoqatës Franceze të Fotokimisë, të Fotobiologjisë dhe i Shoqatës Evropiane të Biofizikës. Mban titullin “ Kavalier i Urdhrit të Palmës Akademike” të vitit 2002 të Francës

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.