Marash Berisha
Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës
Lindi në shkurt të vitit 1946 në Gurrec të Tuzit. Shkollën fillore e kreu në Tuz, kurse Normalen në Gjakovë, mandej kreu HSLP-Dega e Matematikë në Prishtinë, me sukses të dalluar, e vazhdoi Shkallën e Dytë të FSHMN-Degën e Matematikës në Prishtinë ku diplomoi më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Matematikës në Zagreb, kurse magjistroi në FSHMN të Prishtinës në qershor të vitit 2000 me temën: ”TEOREMA E TOYODIN-it DHE PËRGJITHSIMI I SAJË”. Mr. Marash Berisha punoi si arsimtar e prof. i matematikës në rrethin e Ferizajt e të Prishtinës në shkollat tetëvjeçare dhe Gjimnaz si dhe në Akademinë Pedagogjike kurse prej vitit 1981 është pranuar si asistent i lëndëve Matematika II dhe i metodave matematikore në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës, ku tash është ligjërues i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 2 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.