← Shfleto

Mandushe Dobruna-Berisha

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1977 me temën: ”ANALIZA E HIRIT TË TERMOCENTRALEVE”(kr). Mr. Mandushe Dobruna-Berisha doktoroi në FSHMN-Dega e Kimisë, në Prishtinë në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”STUDIMI I DISTRIBUIMIT TË DISA ELEMENTEVE NË SUBSTANCËN E THËNGJILLIT TË KOSOVËS”. Dr. M. Dobruna-Berisha punën e filloi si prof. e kimisë në Shkollën Teknike të Prishtinës, mandej u zgjodh asistente e kimisë analitike-kuantike në FSHMN të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar e kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara disa punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.