← Shfleto

Maksim Hajrullaj

Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikes

Lindi në shkurt të vitit 1957 në Peshkopi. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Veterinës-Dega Zooteknikë e kreu në Tiranë më 1982. Ka kryer studimet pasuniversitare pranë Institutit të Kërkimeve Zooteknike të Tiranës ku mbante ligjërata. E ka dhënë provimin pasuniversitar për të ushqyerit e kafshëve dhe u doktorua në prill të vitit 1999 me temën:” AFTËSIA KOMPENSUESE E RRITJES SË VIÇAVE FEMRA TË RACËS SUKTH”. Ky kualifikohet në Bari (Itali) për menaxhimin e fermave dhe të ambientit. Dr. Maksim Hajrullaj punoi në Koperativen Bujqësore të Tuçepit, Melan, në Peshkopi, drejtor i Higjenës në Dibër. Aktualisht është drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë dhe të ushqimit të Qarkut Dibër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.