Maksim Gjermeni
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeokimist
Lindi në janar të vitit 1959 në Lushnje. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1980. Po në këtë fakultet edhe ka doktoruar më 1992 (1995) me temën: ”VLERËSIMI GJEOKIMIK I PERSPESKTIVËS NAFTËGAZMBAJTËSE TË DEPOZITIMEVE KARBONATIKE TË BREZIT TË ÇIKËS”. Dr. Maksim Gjermeni ka ndjekur DEUG në Universitetin e Parisit (Francë) dhe më 1985 mori Metrizën në Gjeologji në Universitetin e Parisit të Jugut XI Francë. Punoi si asistent i gjeokimisë së Naftës në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë, ishte në specializim pasuniversitar në Universitetin e Parisit të Jugut XI Francë. U zgjidh pedagog i Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.