← Shfleto

Majlinda Vajsari (Pere)

Doktor e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në maj të vitit 1961 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Kimi Industriale i kreu në Tiranë më 1974. Punoi si teknologe e Kimisë në Kombinatin e Tekstilit të Tiranës, mandej pedagoge e kimisë fizike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Tiranës, ku edhe doktoroi në mars të vitit 1997 me temën: ” KARAKTERISTIKAT KIMIKE TË RESHJEVE NË QYTETIN E TIRANËS DHE STUDIMI I DISA METODAVE ELEKTROKIMIKE PËR KËTË QËLLIM”. Dr. Majlinda Vajsari(Pere) punoi si pedagoge në Katedrën e Kimisë Fizike të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Tiranës. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore edhe jashtë vendit si pjesëmarrëse në 15 projekte të ndryshme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.