← Shfleto

Mahzade Bakalli

Magjistër e shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi më 1934 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN-Dega e Biologjisë e kreu në Shkup më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në mars të vitit 1981 me temën:”STUDIMI ALGOLOGJIK I RRJEDHJES SË EPËRME TË DRINIT TË BARDHË”(kr). Mr. Mahzade Bakalli në fillim punoi në Kuvendin Komunal të Prishtinës, mandej si prof. e Biologjisë në Gjimnazin e Gjakovës, prej aty kaloi si ligjëruese e botanikës së përgjithshme në SHLP “B.Cirri” të Gjakovës, ku ka qenë edhe zëvendësdrejtori i kësaj shkolle dhe në fund ka qenë prof. e rregullt e SHLP të Gjakovës. Ka të botuara 5 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.