Mahmut Gërmizaj
Magjistër i shkencave politike
Lindi më 1937 në Vlashnje të Prizrenit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në Prizren. Fakultetin Filozofik-Dega Pedagëgji-Psikologji e kreu në Zagreb më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1976 me temën: ”LËVIZJET MIGRUESE DHE PROBLEMI I PUNËSIMIT NË KOSOVË”(sr). Mr. Mahmut Gërmizaj një kohë ka punuar në Shtëpinë Korrektuese-Përmirësuese në Lipjan si drejtor, ndërsa më 1985 u zgjodh prof. në Fakultetin e Kulturës Fizike të Prishtinës për lëndën Psikologji kineziologjike, ku arriti deri te ligjërues i lartë i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 17 punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.