← Shfleto

Mahmud Hysa

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi me 1934 në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Tetovë. Fakulteti Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1957. Pas një pune të gjatë të krijimtarisë letrare doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në nëntor të vitit 1980 me temën: ”ANDON ZAKO ÇAJUPI JETA DHE VEPRAT”. Dr. Mahmud Hysa në fillim punoi si prof. i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Dibrës, mandej kaloi si prof. në Akademinë Pedagogjike të Shkupit, pastaj në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe letërsisë shqipe në Prishtinë për lëndën Letërsia e vjetër shqipe, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë ku punoi deri në pension. Dr. M. Hysa ka shkruar në prozë e poezi dhe ka të botuara 6 vepra dhe një numër të madh të punimeve letrare-shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.