Lutfi Pasha
Magjistër i filologjisë
Ditëlindja dhe vendlindja e tij nuk na janë të njohura. Për këtë janë dy solucione. I pari sipas Dr. Hasan Kaleshit - Lutfi Pasha lind në Vlorë, kurse i dyti sipas Burasli Memet - Tahirit thuhet se Lutfi Pasha ka lindur në Shkodër. Me rëndësi është se ai është shqiptar dhe në moshën 10 vjeçare ka ardhur në Oborrin Mbretëror në Stamboll. Lutfi Pasha pas shkollimit u martua me motrën e Sulltan Sylejman Hanit. Lutfi Pasha pas shkollimit dhe martesës u emërua Vezir, më 1537 emërohet sadriazem (kryeministër). Lutfi Pasha në mënyrë të shkëlqyeshme e zotëronte letërsinë arabe dhe shkencat islame. I ka njohur mirë shkencat e filologjisë. Ka shkruar disa libra me shpjegime arabe-turke (si: Libri i vezirëve, Përvoja hulumtuese, si dhe libri Pyetje dhe përgjigje). Sipas kontributit shkencor që ka dhënë radhitet, magjistër i filologjisë, sipas Dr. J. Vatocit. Ka shkruar edhe libra të tjera me vlera shkencore që kanë mbetur të pabotuara. Mr. Lutfi Pasha pas largimit nga detyra e sadriazemit shkoi në Dimitik. Vdiq më 1543.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.