Lutfi Paçarizi
Magjistër i filologjisë islame
Lindi më 1869 në Prizren. Mësimet e para i kreu në vendlindje, të mesmet në Stamboll, studioi në Universitetin Al-Az Har të Kajros. Pas studimeve iu kushtua tërësisht arsimit, kulturës, letërsisë dhe jetës politike. Mr. Haxhi Ymer Lutfi Paçaroz i ishte i njohur si poet sepse qysh në moshën 16 vjeçare shkroi vjersha kundër shtypjes osmane që ia bënte popullit shqiptar. I njohur si poet që shkroi shqip dhe turqisht. Veprat e tij mbetën në dorëshkrim që ishin vjersha me temë historike. Më se 100 vjersha dhe 64 faqe tekst, shkroi edhe udhëpërshkrime në prozë dhe në vargje nga udhëtimi i tij në qytetin e Shenjtë Meka. Divani i tij kishte 402 faqe dorëshkrim me poezi dashurie e filozofike. Përmbledhja “Pikëllimi” me 315 faqe ku përmendet vjersha “Vaji i një djali shqiptar”. Në të tregohet gjendja e mjerueshme e shqiptarëve nën sundimin osman. Veprimtaria letrare e Haxhi Y. Lutfi Paçarizit ka një vlerë shkencore dhe mu për këtë Dr. J. Vatoci e radhiti ndër magjistrat e shkencës së filologjisë për kontributin që dha me shkrimet e tij që shumica i mbetën dorëshkrim që edhe sot e kësaj dite nuk e panë dritën. Mr. Haxhi Ymer Lutfi Paçarizi vdiq në Prizren më 1929.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.