Lutfi Istrefi
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi më 1945 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Strugë. Fakultetin Filozofik-Dega e Fizikës - e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1974 me temën: ”CAKTIMI I VETIVE TË PLUHURIT PbO QË NDIKON NË KUALITETIN E BATERIVE TË PLUMBIT”(kr). Mr. Lutfi Istrefi magjistroi për të dytën herë në FSHMN-Dega e Fizikës në Zagreb në janar të vitit 1977 me temën: ”CAKTIMI I PROFILIT TË NXEHTËSISË, TEMPERATURËS TË HARKUT ELEKTRIK STABILIZUES DHE CAKTIMI I FORCËS SË DISA VIJAVE SPEKTRALE OSCILUESE”(kr). Magjistri i dyfishtë i Teknologjisë dhe Fizikës Lutfi Istrefi doktoroi në FSHMN të Prishtinës në dhjetor të vitit 1981 me temën: ”ZGJERIMI I VIJAVE SPEKTRALE TË ATOMEVE SHUMËFISH TË JONIZUAR NË PLAZMË”(sr). Dr. Lutfi Istrefi së pari punoi si prof.i fizikës në Gjimnaz të Prishtinës, kurse më 1971 u zgjodh asistent i kursit të përgjithshëm të fizikës në FSHMN të Prishtinës dhe tash është prof.ordinar i fizikës I. Ka të botuara 19 punime shkencore, tekste për shkolla të mesme dhe 3 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.