← Shfleto

Lush Gjergji

Doktor i shkencave të teologjisë

Lindi në mars të vitit 1949 në Stubëll të Epërme të Vitisë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje e vazhdoi në Viti dhe e kreu në Zhegër të Gjilanit, Gjimnazin klasik e kreu në Dubrovnik, kurse Fakultetin e Filozofisë e nisi në Split dhe e kreu në Romë më 1970. Me të kryer Filozofinë e regjistroi Fakultetin e Teologjisë në Universitetin “Urbaniana” të Romës ku, diplomua më 1974. Studimet pasuniversitare Dega e Filozofisë i bëri në të njëjtin Universitet të Romës, dhe magjistroi në qershor të vitit 1974 me temën: ”PAVDEKËSIA E SHPIRTIT NË PLOTINON”(it). Mr. Lush Gjergji doktoroi në Universitetin “La Sapienza”- Instituti i Psikologjisë në Romë në korrik të vitit 1975 me temën: ”GRUAJA SHQIPTARE”(it). Dr. Lush Gjergji ka të botuara 150 punime shkencore, 38 vepra prej tyre: 16 shqip, 14 kroatisht, 8 italisht, ka botuar në 6 gjuhë të ndryshme. Ka qenë redaktor-kryeredaktor i revistës “Drita” si dhe i Shtëpisë Botuese “Drita” në Ferizaj. Ka qenë kryetar i Shoqatës Bëmirëse “Nëna Tereze” në Kosovë. Dr. L.Gjergji jeton dhe punon në Binçë të Vitisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.