Lulzim Mema
Doktor i artit – pikturës
Lindi në mars të vitit 1961 në Tiranë. Shkollën fillore, liceun Artistik dhe shkollimin e lartë i kreu në Institutin e Lartë të Arteve – Dega e pikturës në Tiranë më 1985, më vonë në Akademinë e Arteve të Tiranës ka doktorua në pikturë në qershor të vitit 2000 me temën: ” LINDJA DHE ZHVILLIMI I PIKTURËS SË RE MURALE NË SHQIPËRI”. Dr. Lulzim Mema punoi si piktor në Akademinë e Arteve të Tiranës. Ka më tepër se 10 punime profesionale dhe 12 punime shkencore të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.