← Shfleto

Lulzim Esati

Magjistër i fesë islame – tefsirit

Lindi më 1969 në Gjilan. Shkollën fillore kreu në vendlindje, të mesmen (Medresenë) e kreu në “Furkan” të Damaskut-Siri. Studimet i vazhdoi në Kajro në Fakultetin Usuli Dinet-Dega e tefsirit dhe diplomoi më 1995. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Al el Bejti në Marfeg të Jordanisë dhe magjistroi në qershor të vitit 1999 me temën: ”STOLIA SIPAS KUR`ANI KERIMIT” (ar). Pra, në mesin e vitit 1999 kur Kosova digjej flakë, kuadrit fetar të Kosovës ju shtua magjistri i parë i Tefsirit, ky ishte Lulzim Esati nga Gjilani që tash jeton dhe punon në Malajzi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.