← Shfleto

Lulzim Brada

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1962 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1987, si student i dalluar. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1996 me temën: ”PËRPARËSITË E MBYLLJES SË PARITETIT ABDOMINAL NË NJË SHTRESË NË KIRURGJINË BILIARE NDAJ MBYLLJES KLASIKE NË SHUMË SHTRESA”. Mr. Lulzim Brada së pari punoi si mjek në Prishtinë. Më 1993 vazhdoi specializimin nga lëmia e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Lublanës, ku më 1995 me sukses përfundoi specializimin nga lëmia e Kirurgjisë dhe u punësua në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare në Lublanë ku edhe jeton e punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.