← Shfleto

Lulzim Bilbili

Doktor i shkencave të mjekësisë – biokimisë

Lindi në gusht të vitit 1932 në Korçë. Mësimet e para i kreu në vendlindje, mandej e vazhdoi shkollën ushtarake”Skënderbe”, prej aty vazhdoi Politeknikumin Mjekësor dhe e kreu me sukses të shkëlqyeshëm. Studimet i vazhdoi në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Sans Petersburg (Rusi) që e kreu më 1959 me sukses të shkëlqyeshëm. Në Katedrën e Biokimisë të Akademisë në vitin 1956 iu caktua studimi shkencor”Përcaktimi i glukogjenit në trurin e bretkocave në kushtet e hipoksisë” nën udhëheqjen e anëtarit të Akademisë së Shkencave të BS - akademikut Vladimir G.J. Më 1957 u caktua nga Drejtoria e Kuadrit e Ministrisë së Mbrojtjes të specializoj për “Mjekësi aviacioni” në Katedrën e Aviacionit në Laboratorin Qendror të Forcave Ushtarake Ajrore Sovjetike. Duke parë prirjet e tij për studime shkencore, Katedra e Aviacionit ia dha temë të disertacionit me titull: ”KARAKTERISTIKAT E ELEKTROENCEFALOGRAFISË (EEG) SI REZULTAT I ÇRREGULLIMEVE TË TRUPIT NGA NDRYSHIMI HEMODINAMIK TË SHKAKTUARA NGA NDËRRIMI I POZICIONIT TË TRUPIT DHE NGA NDIKIMI I AKCELERACIONIT TË GRAVITETIT TË TOKËS (1g) ”(ru). E reja në këtë studim ishte se përherë të parë studiohej në mënyrë komplekse “ndikimi” i gravitetit të Tokës, 1g, mbi aktivitetin trupor me elektroencefalogramë në çrregullimin e shkaktuar me ndryshimin e pozitës së trupit. Dr. Lulzim Bilbili pas specializimit dhe doktorimit u kthye në atdhe-Shqipëri dhe shërbeu në Akademinë Ushtarake në Kuçovë, më vonë u emërua shef i Shërbimit Shëndetësor në Garnizonin e Rinasit. E kishte gradën “Doktor shkencash “ dhe “ Profesor i Asocuar”. Ka të botuara disa punime shkencore. Jeton si pensionist në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.