← Shfleto

Luljeta Pula-Beqiri

Magjistër e shkencave të teknologjisë

Lindi në tetor të vitit 1952 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin e Teknologjisë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Dega e Kimisë Inxhinierike në Zagreb, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1979 me temën: ” STUDIMI I NDIKIMIT TË KATALIZATORËVE PtRh DHE KOHA E SHFRYTËZIMIT TË TYRE NË SHKALLËN E KONVERZIONIT NH3 NË PRODHIMIN E ACIDIT AZOTIK NË AZOTIKUN E KXMK ”KOSOVA”(kr). Mr. Luljeta Pula-Beqiri së pari punoi si mësimdhënëse në Qendrën Teknike të Obiliqit, mandej u zgjodh asistente-ligjëruese e Kimisë fizike në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës ku edhe tash punon. Është bashkautore e një teksti universitar, ka të botuara 2 punime me karakter ndërkombëtar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.