← Shfleto

Luljeta Lleshi

Doktor e shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1941 në Dibër ku e kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Tiranë ku edhe specializoi neurologjinë. Në periudhën paskomuniste u pushua nga puna. Tani punon në një klinikë private dhe është pedagoge e lëndës së neurologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës. Është doktor Shkence të Mjekësisë. Ka doktoruar me temën: ”NEUROSA PSIKIATRIKE NJË STUDIM DHJETËVJEÇAR”. Dr. Luljeta Lleshi mori pjesë në disa programe mjekësore ndërkombëtare si në: Itali, Greqi, Amerikë dhe Suedi. Ka bërë disa kualifikime shkencore mjekësore jashtë vendit, ka referuar në Universitetin e Suedisë. Ka botuar 4 tekste për studentë të mjekësisë, ka 6 artikuj shkencorë dhe 30 artikuj të referuara në konferenca shkencore në vend dhe jashtë. I ka disa dekorata e medalje.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.