Lulëzim Basha
Magjistër i së drejtës evropjane
Lindi në qershor të vitit 1974 në Tiranë, ku i kreu shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin Juridik. Specializimin dhe studimet për “Mastër” për të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare i bëri në Universitetin Shtetëror në Holandë. Ka përvojë pune si pjesëtar i skuadrës së Hetimit të Krimeve të Luftës nga forcat serbe në Kosovë (1998-1999) Tribunali Ndërkombëtar për kriminelët e luftës në ish-Jugosllavi. Ka qenë këshilltar juridik në Departamentin e Drejtësisë në UNMIK në Kosovë dhe Ministër i Transportit dhe i telekomunikacionit i Shqipërisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.