Luigj Benussi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1904 në Shkodër. Mësimet e para i mori në Kolegjin Severian. Ishte nxënës i shkëlqyer. Luigji e përfaqësoi Kolegjin Severian dhe Medalen e argjendtë ia dorzoi Benito Musolini. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Romë më 1931, u doktorua në të njejtin fakultet të Romës në korrik të vitit 1931 me temën: ”NDRYSHIMI I GRUPIT TË GJAKUT A, B, O TË BURRIT E TË GRUAS SI SHKAK BIOLOGJIK I ABORTËS”(it) . Ky punim shkencor u vlerësua si punim origjinal me vlerë maksimale. Dr. Luigj Benussi më 1934 në Perugjia u diplomua si kirurg. Kjo ishte diploma e dytë e tij. Dr. L. Benussi punoi në Institutin e Higjenës të Romës me prof. Gj. Sanareli. Më 1933 diplomoi edhe në stomatologji, kurse më 1934 diplomohet si higjenist
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.