← Shfleto

Luan Zenko

Magjistër i artit – pikturës

Lindi në qershor të vitit 1969 në Gostivar. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Arteve e kreu në Prishtinë më 1989, mandej vazhdoi në Fakultetin e Arteve në Shkup më 1994. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1998 me temën:”FIGURACIONI NË HAPËSIRË”. Mr. Luan Zenko ka organizua ekspozita kolektive në Gostivar, Tetovë, Prizren dhe Shkup. Është anëtar i Shoqatës Mbarëshqiptare të Arteve Figurative në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.