Luan Starova
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1941 në Pogradec. Në vitin 1943 familja e tij u shpërngul në Strugë, më pas në Shkup. Shkollën fillore, Gjimnazin dhe Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi frënge i kreu në Shkup më 1967. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Zagrebit, ku edhe doktoroi në Fakultetin Filozofik në Katedrën e Gjuhëve Romane, në dhjetor të vitit 1978 me temën: ”LIDHJET LETRARE FRENGO-BALLKANIKE”( kr). Dr. Luan Starova së pari punoi si gazetar, mandej punoi si profesor i letërsisë moderne frënge në Fakultetin Filozofik të Shkupit, ku arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. Luan Starova ka qenë punëtor diplomatik i Jugosllavisë në ambasadë: në Tunizi, Francë, Spanjë, Portugali e UNESCO. Dr. L.Starova është marrë edhe me krijimtari letrare, si tregime, udhëpërshkrime dhe më kritik letrare. Njihet edhe si romansier, ka shkrua në shqip, maqedonisht dhe gjuhë tjera (frengjisht, gjermanisht). Është anëtar i Akademisë së Shkancave të Maqedonisë si dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe në Akadaminë e Shkencave e Arteve të Kosovës. Ka të botuara 4 vepra dhe një numër punimesh, është marrë me përkthime nga frëngjishtja në shqipe e maqedonishte. Jeton në Shkup.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.