Luan Hasanaj
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në janar të vitit 1955 në Elbasan. Aty i kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minerave e kreu në Tiranë më 1978. Po në këtë fakultet edhe doktorua në vitin 1991 me temën: ” BIOSTRATIGRAFIA DHE PALEONTOLOGJIA E MIOCENIT TË MESËMSIPËRM NË ZONËN JONIKE DHE NË ULTËSIREN PANADRIATIKE”. Dr. Luan Hasanaj së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Kërkimit të Naftës të Patosit, në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Ka bërë hulumtime për gjeologjinë stratigrafike dhe për paleontologjinë, për Ultësirën e Panadriatikut. Rezultatet i paraqiste në referate e artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.