Luan Ahma
Doktor i shkencave teknike – elektroteknikës
Lindi në qershor të vitit 1958 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen ( teknike) i kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikes të Zagrebit ku edhe magjistroi në prill të vitit 1987 me temën: ”ANALIZA NUMERIKE E QARQEVE JOLINEARE NË MODEMIN KOHOR”(kr). Mr. Luan Ahma doktoroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës në shkurt të vitit 1998 me temën: ”KONTRIBUT NË PËRCAKTIMIN E DISA KARAKTERISTIKAVE TË MAKINAVE ME PËSHTJELLJE KOMPLEMENTARE”. Dr. Luan Ahma në fillim punoi në shtypshkronjen” Rilindja” kurse më 1982 u zgjodh asistent e ligjërues i lëndës Analiza e sistemeve elektroenergjetike ku edhe tash është docent i kësaj lënde në këtë fakultet, ku është edhe prodekan i këtij fakulteti. Dr. L. Ahma ka të botuara 5 punime shkencore dhe 3 tekste shkollore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.