Llukman Halili
Magjistër i shkencave politike
Lindi më 1956 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Bujanoc. Fakultetin e Shkencave Politike e kreu në Zagreb më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1982 me temën: ”POLITIKA E JASHTME E REPUBLIKËS POPULLORE TË POLONISË 1945-1980”(kr). Mr. Llukman Halili ka shkruar një numër punimesh profesionale të fushës së politikologjisë dhe merret me gazetari.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.