← Shfleto

Llukan Kumati

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi më 1952. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje kurse Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave i kreu në Tiranë më 1979. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1994 me temën: ” DESHIFRIMI STRATIGRAFIKO – SEDIMENTOLOGJIK DHE STRUKTUROR I RAJONIT BALSH-KUÇOVË ( PËR DEPOZITIMIN MIOCEN I MESËM – MIOCEN I SIPËRM)”. Dr. Llukan Kumati ka punuar si inxh. gjeolog në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit. Është marrë me kërkime – relivimin gjeologjik si dhe studimin stratigrafik dhe sedimentologjik. Rezultatet e kërkimit i paraqiti në raporte gjeologjike dhe në artikuj shkencorë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.