← Shfleto

Llazar Dimo

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në mars të vitit 1939 në Fier. Aty i mori mesimet e para, Politeknikumin e kreu në Tiranë, ku e kreu edhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave më 1996. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1998 me temën: ” KUSHTET E FORMIMIT, SHKALLA E QYMYRIZIMIT TË QYMYREVE TË SHQIPËRISË DHE PËRSPEKTIVA E TYRE”. Dr. Llazar Dimo së pari punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen e Gjeologjisë të Tiranës, mandej si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Prodhimit të Naftës në Patos, kryegjeolog në Ndërmarrjen Minerore të bakrit në Pukë, specialist në Këshillin e Ministrave në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Më 1995 mori titullin “ Mjeshtër kërkimesh”. Rezultatet e kërkimeve i ka paraqitur në 7 artikuj shkencorë. Është bashkautor i një teksti universitar. Është dekoruar me “Medalje Pune”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.