Lirim Hoxha
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në janar të vitit 1943 në Vlorë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Politeknikumin e Gjeologjisë e kreu në Tiranë, ku e kreu edhe Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave më 1966. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1985 me temën: ” REGULLSITË E PËRQENDRIMIT TË MINERALIZIMEVE SULFIDE NË VULLKANITET E MIRDITËS QENDRORE DHE PËRSPEKTIVA E KËRKIMIT TË TYRE”. Dr. Lirim Hoxha në fillim punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës, pas diplomimit punoi në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut në Minierën e Bakrit, si kryegjeolog, mandej në Qendrën Gjeofizike të Tiranës, në Institutin e Kërkimeve Gjeodezike dhe zv/drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Ka bërë kërkim-zbulime në vendburimet e bakrit. I ka 30 projekte e studime, 13 artikuj shkencorë, 10 artikuj të botuar jashtë vendit. Është anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Mineralet dhe Shkëmbinjtë Industrialë. E mori “Çmimin e Republikës” shk. II.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.