← Shfleto

Lirie Sefaja

Magjistër e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në korrik të vitit 1955 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Teknike) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1986 me temën: ”PËRCAKTIMI POLAROGRAFIK I METALEVE NË MATERIALET E ELEKTROLIZËS SË ZINKUT TË KOMBINATIT “TREPÇA””.(kr). Mr. Lirie Sefaja më 1978 filloi punën si prof. e kimisë në Gjimnaz të Mitrovicës, mandej kaloi në Institutin e Plumbit dhe Zinkut “Trepça” në Mitrovicë, prej aty kaloi në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë të Mitrovicës asistente e kimisë inorganike dhe kimisë së përgjithshme. Tash punon si kimiste në Institutin e Shëndetësisë publike të Kosovës në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.