← Shfleto

Lindita Aliu-Tahiri

Doktor e shkencave të filologjisë

Lindi më 1963 në Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen (gjimnazin) e kreu në Prishtinë, si edhe Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze - më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1986 me temën:”ANALIZA GJUHËSORE E RRËFIMIT JOAUTORIAL NË POEZINË E KADARES”. Mr. Lindita Aliu-Tahiri doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në shtator të vitit 2006 me temën:”AFRITË NË ORGANIZIMIN GJUHËSOR TË TEKSTIT TË MONOLOGUT TË BRENDSHËM NË PROZË DHE POEZI”. Dr. Lindita Aliu-Tahiri së pari punoi në “Rilindje”, kurse prej vitit 1984 u punësua si lektore në Degën Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Fakultetin Filozofik të Prishtinës e më vonë në këtë fakultet u zgjodh asistente për gjuhës angleze, mandej edhe ligjëruese e kësaj lënde. Dr. L. Aliu - Tahiri merret me shkrime, edhe në FSHMN ka qenë si lektore. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.