← Shfleto

Liman Rushiti

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në qershor të vitit 1942 në Sazli të Ferizajt. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Ferizaj ku e kreu edhe Shkollën e mesme (Ekonomike). Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë në Prishtinë më 1968. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në shtator të vitit 1975 me temën: ”RREGULLIMI ADMINISTRATIV DHE TERRITORIAL I KOSOVËS (1918 – 1941)”. Mr. Liman Rushiti doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në janar të vitit 1980 me temën:”LËVIZJA KAÇAKE NË KOSOVË (1918 – 1928)”. Dr. Liman Rushiti punën e filloi në Institutin e Historisë të Kosovës në Prishtinë ku arriti deri te këshilltari shkencor në këtë institut. Ka të botuara 2 botime të veçanta, 2 tekste për shkolla të mesme, një fejton, 19 punime shkencore. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë me kumtesa. Tash punon në Institutin e Historisë të Kosovës në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.