← Shfleto

Liman Daci

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1930 në Tiranë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Planifikimit të Institutit Ekonomik, i kreu në Moskë më 1955. Punën e filloi si redaktor në Radio Tiranë. Pas studimeve të larta u emrua pedagog në Institutin Ekonomik të Tiranës, kurse prej vitit 1957 punoi si pedagog në Katedrën e Planifikimit të Fakultetit Ekonomik të Tiranës. Ka qenë shef i planit të Uzinës Kimike të Kombinatit Metalurgjik të Elbasanit. Më 1979 u kthye në Tiranë në detyrë përgjegjës sektori në Institutin e Studimeve Ekonomike. Ka punuar edhe në Qeveri, në Akademinë e Shkencave dhe në Komisionin e Planit të Shtetit. Në Fakultetin Ekonomik ka ligjëruar lëndët: Bilanci i ekonomisë popullore, dhe Politika e socializmit, mandej mori gradë “Doktor i Shkencave Ekonomike”. Dr. Liman Daci është autor i disa teksteve universitare monografive e artikujve shkencorë. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit. Është dekoruar me “Çmim të Republikës” të kl. II dhe Urdhrin “N. Frashëri” të kl. I dhe të II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.