← Shfleto

Liljana Bojaxhiu

Magjistër i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1935 në Shkodër, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e kimisë i bëri në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Poloni dhe u diplomua për inxhinier të kimisë më 1957. Pas diplomimit punoi në Ndërmarrjen Ushqimore të Shkodrës, në Ministrinë e Industrisë në Departamentin e Ushqimeve. Prej vitit 1984 ishte drejtor në Drejtorinë e Kërkimeve të Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore. Ka pasur më tepër se 20 projekte studimore të teknologjisë të Fushës së industrisë ushqimore. Në vitin 1984 mori gradën shkencor “Kandidat i shkencave“. Mr. Liljana Bojaxhiu, për kontributin e dhënë në punën shkencore u dekorua më “Urdhrin e Punës të Shkallës II”. Tash është në pension

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.