← Shfleto

Leonik Tomeo

Doktor i filozofisë

Lindi më 1456 në Venedik, në një familje arbreshe që kishte mërguar nga Durrësi në Itali. Leoniku shkollimin fillor e kreu në Venedik, mandej edhe studimet i filloi në Venedik dhe i vazhdoi në Firencë. Në studimet Leoniku tregoi zgjuetësi të madhe. Saqë pas shkollimit u emërua (u laurua) profesor në Universitetin e Padoves, më vonë edhe rektor i Katedrës së Filozofisë në këtë Universitet. Dr. Leonik Tomeu njihet edhe si poet latin se shkruante poezi në gjuhën latine të kohës. Dr. L. Tomeu shkroi shumë vepra që për frymën që kishin u ndaluan nga inkvizicioni. Shkroi vepra fushash të ndryshme të filozofisë, të mjekësisë, të astronomisë dhe të letërsisë. I ka dhënë mësim edhe Kopernikut, mandej ka dhënë mësim edhe në Shkollën e shqiptarëve në Venedik. Tomeo qe një dijetar i shquar klasik i çmuar edhe nga Erazmi. Ky përktheu veprat e Aristotelit e të filozofëve tjerë të Greqisë së Lashtë. Me të drejtë është rradhitur doktor i filozofisë. Dr. Leonik Tomeu vdiq në Venedik më 1531.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.