Lavdosh Zaho
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në dhjetor të vitit 1946 në Tiranë. Shkollën fillore dhe teknikumin e ekonomisë i kreu në Tiranë. Fakultetin Ekonomik – Dega Financa po ashtu e kreu me 1973 në Tiranë. Titullin “Kandidat i Shkencave” e mori në vitin 1986, kurse gradën “Doktor” e mori në vitin 1993, Edhe titullin Profesor i Asociuar. Dr. Lavdosh Zaho punoi si ekonomist në Uzinën Mekanike të Gramshit, mandej në Kooperativën Bujqësore në Jubë – Sukth të Durrësit, pedagog në Katedrën e Financave të Fakultetit Ekonomik të Tiranës dhe zv. dekan i këtij fakulteti. Dr. L. Zaho është autor – bashkëautor i 5 teksteve universitare dhe 5 teksteve parauniversitare. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore në vend dhe jashtë, si në: Francë, Gjermani, SHBA, Kosovë etj. Dr. L. Zaho është anëtarë i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Kursimeve dhe anëtar i Këshillit Shkencor të Fakultetit Ekonomik të Tiranës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.