Latif Sermaxhaj
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1942 në Hogosht të Kamenicës (Dardanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e mesme (Ekonomike) e kreu në Gjilan, dhe u rikualifikua në Normale të Gjakovës. SHLP-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prizren, kurse Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik në të njëjtën degë e kreu në Prishtinë më 1973. Në të njëjtin fakultet të Prishtinës i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në janar të vitit 1985 me temën: ”POETIKA E NDRE MJEDËS”. Mr. Latif Sermaxhaj prej fillimit punoi si mësimdhënës në Shkollën e Hogoshtit. Ka dhënë mësim në disa shkolla të mesme në Prishtinë, si në Gjimnaz dhe në Teknikë, ka qenë edhe zëvendësdrejtor në “Shtjefan Gjeçov” të Prishtinës. Ka të botuara 9 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.