Lasgush Poradeci
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1899 në Poradec. Emri i tij i vërtetë ishte Llazar Sotir Gusho (Lasgush). Mësimet e para i filloi në vendlindje dhe i vazhdoi në Manastir, shkollimin e mesëm e kreu në Liceun Francez të Athinës. Studimet i vazhdoi në Rumani në disa fakultete, si në degën e pikturës. Në Bukuresht u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Kolonisë Shqiptare të Rumanisë. Më 1924 u vendos në Austri dhe studioi Fakultetin e Filologjisë Romano – gjermanike në Universitetin e Gracit, ku edhe doktoroi më 1934 me temën: ” POEZIA E EMINESKUT DHE LIDHJET E SAJ ME POEZINË POPULLORE (gje). Dr. Lasgush Poradeci më 1934 u kthye në atdhe dhe në fillim punoi si mësues i arteve në Gjimnazin e Tiranës, mandej përkthyes, shkroi poezi dhe botoi në vitet 30 e 40 të shekullit të kaluar. Lazgush Poradeci përfaqëson një dukuri të re në poezinë shqiptare. Vdiq në vitin 1987.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.