Kristaq Dhima
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog
Lindi në nëntor të vitit 1945 në Përmet. Mësimet e para dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1969, po në këtë fakultet u doktorua më 1996 me temën:” VEÇORITË MORFOLOGJIKE DHE STRUKTURORE TË TRUPAVE TË KROMIT NË PJESËN JUGORE TË MASIVIT ULTRABAZIK TË SHEBENIKUT-POGRADECIT”. Dr. Kristaq Dhima së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike në B.Curr, ku ishte edhe kryegjeolog, mandej në Pogradec, në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike në Tiranë, ishte drejtor i Departamentit të Hidrometerologjisë. Më vonë mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Ka bërë kërkime dhe rezultatet i ka paraqitur në referate e konferenca shkencore dhe ka 9 artikuj shkencorë të botuar. Mban “Çmimin e Republikës” kl. III.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.