← Shfleto

Kosta Naço

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1959 në Imerfed (Fatos). Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Gjirokastër. Studimet i bëri në Universitetin e Athinës dhe diplomoi më 1981. Pas studimeve punoi në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, ndërkohë jepte greqishtën e lashtë në Universitetin e Tiranës. Kosta Naço studimet pasuniversitare i bëri në Greqi (1993-1995) ku doktoroi me temën: ” HISTORIA E LËTERSISË SË MINORITETIT GREK NË SHQIPËRI NË VITET 1600-1990”(gr). Dr. Kosta Naço botoi në gjuhën greke studime filologjike. Ka përkthyer nga Gjuha Shqipe në atë greke, romane të Fatos Kongolit dhe të Rexhep Qosjës. Ka punuar në gazetën “Zëri” që botohej në Athinë për emigrantët shqiptarë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.